Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LDK’në po ndihet fort, ishte pritje e jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(109) "abdixhiku1-e-osmani-ne-pobergje-te-decanit-mbeshtetja-per-ldkne-po-ndihet-fort-ishte-pritje-e-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 21:51

Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LDK’në po ndihet fort, ishte pritje e jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 21:51

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se së bashku me ish-presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kanë qenë në fshatin Pobërgjë të Vokshit, Deçan.

Abdixhiku ka thënë se pritja e qytetarëve ndaj tyre ka qenë e ‘’jashtëzakonshme e me një entuziazëm të veçantë’’.

Postimi:

Sonte, në fshatin Pobërgjë të Vokshit, Deçan, në një pritje të jashtëzakonshme e me një entuziazëm të veçantë.

Mbështetja për LDK-në po ndihet fort. Ka energji, ka besim, ka një frymë të re bashkimi që po rritet çdo ditë. Kur qytetarët nisin të besojnë sërish, kur shpresa kthehet në bisedë të përditshme, e kupton se diçka e madhe po lëviz.

Ju faleminderit për pritjen kaq të ngrohtë. Pobërgja sonte na dha shumë zemër!

Advertisement
Advertisement
Advertisement