Bojaxhi i PDK-së thotë se VV nuk do jetë më në pushtet, Xani i LDK-së: Pretendojmë të jemi të parët - Gazeta Express
string(97) "bojaxhi-i-pdk-se-thote-se-vv-nuk-do-jete-me-ne-pushtet-xani-i-ldk-se-pretendojme-te-jemi-te-paret"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 21:04

Bojaxhi i PDK-së thotë se VV nuk do jetë më në pushtet, Xani i LDK-së: Pretendojmë të jemi të parët

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 21:04

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Faruk Bojaxhi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë më në pushtet pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke shtuar se qytetarët janë lodhur nga, siç tha ai, ngërçet dhe problemet politike.

Në emisionin “Tempus”, Bojaxhi tha se Partia Demokratike e Kosovës pret rritje në këto zgjedhje.

“Patjetër që PDK do të ketë rritje, patjetër që VV nuk do të jetë më në pushtet. Ky është një realitet që do të shihet pas datës 7 qershor. Qytetari është ngopur me ngërçe dhe probleme”, deklaroi ai.

Ndërkaq, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Xani, tha se partia e tij synon të dalë e para në zgjedhje dhe se do të bashkëpunojë me partitë politike për krijimin e institucioneve, me përjashtim të Lista Serbe.

“LDK nëse del si parti e parë nuk do ta përbuzë rezultatin dhe do të jetë bashkëpunuese me secilin për të krijuar institucionet. LDK do të bashkëpunojë me të gjitha partitë, përjashtimisht me Listën Serbe. Ne jemi pretendent dhe kemi qëllimin të dalim të parët”, deklaroi Xani.

Ndërsa kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se qytetarët do ta ndëshkojnë me votë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Qytetari do ta penalizojë me votë më 7 qershor Lëvizjen Vetëvendosje si shkak i gabimeve që kanë bërë”, deklaroi Bytyqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement