Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Xani, ka deklaruar në emisionin “Tempus” në T7 se çerdhet publike në Kosovë nuk i përmbushin as kushtet minimale për fëmijët.
“Si prind i tre fëmijëve, nëse unë dua me regjistru fëmijën në çerdhe publike, a pranohet në mënyrë automatike dhe a ka vend për të, apo aplikojnë qindra fëmijë dhe pranohen shumë pak”, tha Xani.
Ai theksoi se kjo situatë është problem që prek të gjithë prindërit dhe, sipas tij, nuk ka pasur progres ndër vite.
“Secili prind ballafaqohet me probleme në çerdhe për të dërguar fëmijën dhe për të shkuar në punë. Kriteret janë jashtëzakonisht të larta dhe as minimalisht nuk i plotësojnë kushtet”, deklaroi Xani.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...