Kusari: Është mirë që në fushata të qëndrojmë larg diskutimeve për tema që përdoren vetëm për të fituar vota - Gazeta Express
string(107) "kusari-eshte-mire-qe-ne-fushata-te-qendrojme-larg-diskutimeve-per-tema-qe-perdoren-vetem-per-te-fituar-vota"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 10:53

Kusari: Është mirë që në fushata të qëndrojmë larg diskutimeve për tema që përdoren vetëm për të fituar vota

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 10:53

Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se është mirë që në fushata parazgjedhore dhe zgjedhore të qëndrojmë sa më larg diskutimeve për tema që përdoren vetëm për të fituar vota.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Kusari ka shkruar se nëse kjo ndodhë rrezikojmë të bëhemi pjesë e diskursit të ulët dhe toksik që shumica e politikanëve (jo krejt) e krijojnë dhe e përdorin kundër njëri tjetrit.

Postimi i saj i plotë:

Përshëndetje,

Është mirë që në fushata parazgjedhore dhe zgjedhore të qëndrojmë sa më larg diskutimeve për tema që përdoren vetëm për të fituar vota. Sepse rrezikojmë të bëhemi pjesë e diskursit të ulët dhe toksik që shumica e politikanëve (jo krejt) e krijojnë dhe e përdorin kundër njëri tjetrit.

Por, ju lutem nga zemra ta përcillni me vëmendje propagandën që RTK-ja është duke e bërë (shih lajmet mbrëmë).

Unë jam e shashtrisur.

Propaganda është aq direkte, aq e papranueshme dhe aq loë level, saqë as gazetarët nuk po pranojnë të nënshkruhen si autorë. Ma keq nuk ka.

Mjerë ne ku ka përfundu RTK-ja, e ky është vetëm fillimi pas kapjes pothuajse absolute që i është ba.

Natyrisht, gjithmonë respekt për atë grup të vogël njerëzish aty që ende punojnë si duhet, brenda hapësirës dhe mundësive që i kanë.

Ditën e mirë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement