Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion - Gazeta Express
string(73) "gjendet-pa-shenja-jete-nje-grua-ne-prishtine-trupi-dergohet-per-obduksion"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 10:50

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 10:50

Një grua është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima femër kosovare është gjetur në shtëpinë e saj rreth orës 11:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Prishtinë 21.05.2026 – 11:30. Është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement