Lëshohet urdhër-arrest për aktoren turke, zbulohen prapaskenat e vendimit - Gazeta Express
string(72) "leshohet-urdher-arrest-per-aktoren-turke-zbulohen-prapaskenat-e-vendimit"

Rozë

Gazeta Express

22/05/2026 8:09

Lëshohet urdhër-arrest për aktoren turke, zbulohen prapaskenat e vendimit

Rozë

Gazeta Express

22/05/2026 8:09

Një aksion i madh policor ka goditur botën e showbiz-it turk, duke futur në telashe disa prej emrave më të njohur të ekranit dhe muzikës në Turqi. Prokuroria e Bakırköy-it në Stamboll ka lëshuar urdhër-arreste për 25 persona në kuadër të një hetimi të gjerë për narkotikë.

Në mesin e emrave që po përfliten në mediat turke janë aktorja Serenay Sarıkaya, këngëtari Mabel Matiz dhe artisti Berkay Şahin.

Sipas raportimeve, hetimet lidhen me përdorimin e lëndëve narkotike, sigurimin e ambienteve për konsum dhe dyshime për përfshirje në rrjete të drogës. Autoritetet turke kanë zhvilluar kontrolle në disa lokacione të Stambollit, pas dyshimeve për laboratorë droge dhe trafik të kokainës.

Ndërkohë, Serenay Sarıkaya nuk është arrestuar pasi ndodhej jashtë shtetit në momentin e operacionit. Ajo reagoi publikisht duke bërë të ditur se do të rikthehet në Turqi dhe do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

“Jam mirë dhe nuk ka asnjë problem. Do të kthehem sa më shpejt dhe do të ndjek të gjitha procedurat ligjore”, ka shkruar aktorja në reagimin e saj.

Ky operacion ka bërë bujë të madhe në mediat turke dhe rrjetet sociale, ndërsa hetimet ndaj të dyshuarve pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Advertisement
Advertisement
Advertisement