Qeriqi: Veteranët e UÇK-së po përballen me fushatë të padrejtë dhe ofendime  - Gazeta Express
string(74) "qeriqi-veteranet-e-uck-se-po-perballen-me-fushate-te-padrejte-dhe-ofendime"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 8:01

Qeriqi: Veteranët e UÇK-së po përballen me fushatë të padrejtë dhe ofendime 

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 8:01

Kryetari i OVL-UÇK-së në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, ka folur për atë që e quajti fushatë të padrejtë ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se veteranët e UÇK-së po përballen me ofendime dhe etiketime të papranueshme, ndërsa theksoi se sakrifica e tyre gjatë luftës për çlirimin e vendit nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

Ai ndau edhe përjetimet e tij personale nga lufta, duke përmendur humbjen e 41 bashkëluftëtarëve në një betejë, si dhe netët e vështira gjatë operacioneve luftarake.

“Veteranët, sidomos ushtarët e UÇK-së e kanë dhënë maksimumin, janë munduar maksimalisht për ta çliruar vendin. Shumë prej tyre i kemi dëshmorë, kemi invalid të luftës të cilët edhe sot vuajnë nga plagët e luftës, i kanë humbur gjymtyrët në betejat e ndryshme dhe sot i shohim komente të ndryshme që me të vërtetë janë të prekshme sidomos për ne të cilat i kemi përjetuar ato gjëra”, deklaroi mes tjerash ai. /KlanKosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement