Ferizaj ka reaguar menjëherë pas golit të pësuar, duke barazuar rezultatin ndaj Dukagjinit në finalen e Kupës së Kosovës.
Kushtrim Shabani shënoi në minutën e 24-t, duke rikthyer ekuilibrin në ndeshje dhe duke e çuar rezultatin në 1-1.
Skuadra e Ferizajt po vazhdon të tregojë paraqitje të mirë, me më shumë kontroll të lojës dhe iniciativë në këto minuta. Pas epërsisë së Dukagjinit me golin e Merlakut në minutën e 17-të, reagimi i Ferizajt erdhi shumë shpejt, duke e bërë finalen edhe më interesante.
Takimi tashmë është hapur plotësisht, me të dyja skuadrat që kanë gjetur rrugën e rrjetës brenda më pak se gjysmë ore lojë./GazetaExpress/