Dukagjini ka kaluar në epërsi ndaj Ferizajt në finalen e Kupës së Kosovës, falë një goli të bukur të shënuar nga Merlaku në minutën e 17-të.
Numri 10 i Dukagjinit realizoi një supergol në rastin e parë serioz të skuadrës së tij, duke i dhënë avantazhin ekipit në një moment kur Ferizaj kishte më shumë iniciativë në lojë.
Ferizaj e nisi më mirë takimin dhe pati kontrollin në minutat e para, por pa arritur të krijojë raste të pastra shënimi. Në anën tjetër, Dukagjini u tregua më konkret dhe e shfrytëzoi menjëherë mundësinë e parë për të goditur.
Finalja e Kupës së Kosovës po zhvillohet me ritëm të mirë, ndërsa goli i hershëm i Merlakut pritet ta bëjë edhe më të hapur vazhdimin e ndeshjes. /GazetaExpress/