"Zemrat tuaja rrahin për Kosovën", Gashi pasi diaspora nisi të votojë: Zgjedhni me mendje e zemër - Gazeta Express
string(93) "zemrat-tuaja-rrahin-per-kosoven-gashi-pasi-diaspora-nisi-te-votoje-zgjedhni-me-mendje-e-zemer"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 20:17

“Zemrat tuaja rrahin për Kosovën”, Gashi pasi diaspora nisi të votojë: Zgjedhni me mendje e zemër

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 20:17

Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, ka shkruar në Facebook pasi diaspora ka filluar të votojë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka falënderuar ata për kontributin duke thënë se zemra e tyre rrahë për Kosovën.

Gashi ja thënë se diaspora duhet të zgjedh me mendje e me zemër, për zhvillimin dhe dinjitetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot diaspora jonë ka filluar të votojë.

Nga çdo cep i botës, zemra juaj vazhdon të rrahë për Kosovën.

Faleminderit për dashninë, përkushtimin dhe kujdesin që e tregoni për vendin tonë edhe nga larg. Ju nuk jeni vetëm mbështetje e familjeve tuaja, por edhe forcë e shtetit tonë.

Zgjedhni me mendje.

Zgjedhni me zemër.

Zgjedhni zhvillimin, dinjitetin dhe një Kosovë moderne, të sigurt e europiane.

Për LDK 113

Për Arben Gashi 28

Bashkë për Kosovën që e meritojmë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement