E akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës - Gazeta Express
string(89) "e-akuzuar-per-korrupsion-pasiv-gjkko-shpall-fajtore-ish-kryetaren-e-komanduar-te-tropojes"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 16:29

E akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 16:29

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkia Tropojë, Zyra Islamaj, për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Islamaj është dënuar me 2 vite e 1 muaj burg, por dënimi është pezulluar dhe është zëvendësuar me 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë tjetër vepër penale. Gjithashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Në të njëjtin proces gjyqësor, është dënuar edhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Ai ka marrë një dënim me 6 muaj burg, i cili gjithashtu është pezulluar dhe është konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Hetimet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngritën dyshime se Zyra Islamaj i kishte kërkuar ndërtuesit realizimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, ndonëse kjo ndërhyrje nuk ishte pjesë e projektit fillestar.

Sipas organit të akuzës, ish-zyrtarja dyshohet se kishte ushtruar ndikim ndaj ndërtuesit dhe kishte përfshirë edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki për realizimin e punimeve./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement