Palatova: BE pret frymë kompromisi për krijimin e institucioneve kosovare, pas 7 qershorit - Gazeta Express
string(88) "palatova-be-pret-fryme-kompromisi-per-krijimin-e-institucioneve-kosovare-pas-7-qershorit"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 16:19

Palatova: BE pret frymë kompromisi për krijimin e institucioneve kosovare, pas 7 qershorit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 16:19

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se Komisioni Evropian do t’i përdorë informatat për Kosovën nga anketa e fundit rajonale e drejtësisë, që është bërë nga Banka Botërore, për ta matur progresin e reformave që i ka bërë vendi.

Sipas anketës, qytetarët mendojnë se korrupsioni është më i pakët në sistemin e drejtësisë, ndërsa bizneset e thonë të kundërtën. Po ashtu, gjetja tjetër është se besimin në sistemin gjyqësor ka shënuar një rritje prej 6 për qind, në matjet e vitit 2025, krahasuar  me ato të 2025në gjykata.

Pos kësaj, Palatova deklaroi se Unioni Evropian mirëpret formimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, në mënyrë që, sic tha, të ecet përpara me reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE.

Ajo, po ashtu, tha se BE pret një frymë kompromisi në krijimin e këtyre institucioneve.

“Jemi duke analizuar me kujdes të madh informatat e mbledhura nga ky pyetësor sepse kjo flet për nivelin e efikasitetit, barazinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë se si po funksionon sistemi i drejtësisë praktikisht. Kjo na jep pasqyrë të pastër dhe të mirë dhe kjo më pastaj futet në raportin vjetor për të gjitha shtetet, përfshirë Kosovën dhe sidomos nga njëra anë vlerësimi dhe në anën tjetër rekomandimet për avokimin tonë, reformat e kërkuara nga palët e ndryshme të interesit të sistemit të sundimit të ligjit për shkak të objektivave afatmesme të Kosovë që të fillojë negociatat për anëtarësim, gjërat thelbësore në këtë drejtim që të përcaktohen nga metodologjia e Komisionit Evropian janë saktësisht grupi 1 që janë fundamentale dhe kjo i mbulon kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit. Kështu që duke iu falënderuar këtij pyetësori do të angazhojmë ndërmjetësuesit tonë kosovarë, ku shumë prej tyre mund ta bëjnë këtë sepse këshillat janë prezente dhe e çmojmë këtë. Ndërsa do ta mirëpresim formimin e institucioneve politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku shpresojmë se ky proces mund udhëhiqet nga fryma e kompromisit dhe uroj që shumë shpejtë Kosova të ketë institucione të cilat mund t’i çojnë përpara reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE”, tha Palatova, raporton KosovaPress.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, tha se raport i Bankës Botërore ka rëndësi të veçantë sepse u ndihmon institucioneve kosovare jo vetëm të identifikojë progresin e arritur, por edhe të adresojnë sfidat, në kuptim të përmirësimit dhe avancimit në fushën e sundimit të ligjit.

Kurse, specialisti i lartë i kësaj fushe në Bankën Botërore, Klaus Decker, tha se sa i përket pavarësisë së sistemit të drejtësisë, rezultatet janë interesante, ku i krahasoi të dhënat nga vitit 2020 me anketën e vitit 2025, për të cilat tha se qytetarët, gjyqtarët e prokurorët shohin zhvillime pozitive, ndërsa bizneset dhe avokatët janë më kritikues./KP/

Advertisement
Advertisement
Advertisement