Sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll.
Ferizaj dhe Dukagjini janë dy ekipet që synojnë këtë trofe për herë të parë në histori, shkruan Gazeta Express.
Ferizaj, i cili edhe matematikisht ka rënë nga Superliga, mund ta fitojë trofeun e Kupës dhe të hyjë në histori duke e fituar Kupën, ndonëse është i rënë nga liga.
Në anën tjetër, edhe për Dukagjinin e Klinës është rruga e vetme për Europë.
Kujtojmë, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron kualifikimin në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.