Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave - Gazeta Express
string(97) "molliqaj-fton-vvne-ne-debat-le-te-behen-gati-me-u-dridh-hala-ma-shume-prej-aksioneve-e-protestave"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 13:25

Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 13:25

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar pas aktiviteti të  duke para zyrës së Vetëvendosjes.

Molliqaj ka ftuar në debat cilindo kandidat të VV’së në cilindo emision, duke paralajmëruar protesta e aksione të tjera, përcjell Gazeta Express.

‘’E ftoj VV, cilindo kandidat tyne, me cilindo prej neve sa here dojnë, ku të donë, në cilindo debat në cilindo emision. Nëse na frikësohen, e marrin policinë, e s’kanë gatishmëri për debat, le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej debateve, aksioneve protestave, sepse Kosova duhet me mbet vend demokratik. Beteja jonë me ta është betejë e aktivizimit edhe e ideve, as policia as një gjë tjetër nuk e ndalë aktivizimin tonë. Ideja, kur i vjen koha nuk nalet me dhunë as me shtypje. Nuk ka me pas ma qeverisje të qetë, sepse nuk ka më opozitë të pazareve e formale, opozita e vërtetë është PSD’ja”, ka thënë ai mes tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement