Zvicra vazhdon të mbajë vendin e parë në Evropë për jetëgjatësinë mesatare, me qytetarët që jetojnë mesatarisht 84.2 vjet, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024. Pas saj renditen Spanja me 84 vjet dhe Suedia me 83.8 vjet, transmeton albinfo.
Sipas statistikave, Zvicra ka qenë në vendin e parë ose të dytë për jetëgjatësi gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa kantoni i Ticinos kryeson brenda vendit me një mesatare prej 85.2 vjetësh.
Ekspertët lidhin këtë rezultat me disa faktorë kryesorë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe shëndetin e popullsisë.
Ndër arsyet kryesore përmenden:
Në Zvicër, gratë jetojnë mesatarisht 85.9 vjet, ndërsa burrat 82.4 vjet, duke reflektuar një nga nivelet më të larta të mirëqenies dhe kujdesit shëndetësor në botë.
Ky rezultat e konfirmon Zvicrën jo vetëm si një nga vendet më të zhvilluara ekonomikisht, por edhe si një nga shtetet me cilësinë më të lartë të jetesës në Evropë dhe më gjerë.