Roberto Mancini po synon rikthimin e madh në krye të kombëtares së Italisë. Sipas raportimeve të gazetarit italian, strategu italian është i gatshëm të bëjë sakrificë financiare vetëm për t’u rikthyer në stolin e “Azzurrëve”.
Burimet bëjnë të ditur se Mancini do të pranonte një pagë relativisht të ulët, rreth 2 milionë euro në sezon, për të finalizuar rikthimin e tij te Italia, përcjell Gazeta Express.
Pas largimit nga kombëtarja italiane, Mancini duket se nuk e ka humbur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në projektin që e çoi Italinë drejt triumfit historik në Euro 2020. Emri i tij vazhdon të mbetet shumë i vlerësuar nga tifozët italianë, ndërsa eksperienca dhe njohja e grupit konsiderohen avantazhe të mëdha.
Megjithatë, vendimi përfundimtar do t’i takojë presidentit të ri të, i cili pritet të vendosë për drejtimin e ardhshëm të kombëtares. Përveç Mancinit, në garë për stolin e Italisë janë edhe dy emra të mëdhenj të futbollit italian: Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.