“SHBA gati për veprim ndaj Iranit”, Peter Hegseth: Nuk do t’i lejojë Teheranit të pajiset me armë bërthamore - Gazeta Express
string(103) "shba-gati-per-veprim-ndaj-iranit-peter-hegseth-nuk-do-ti-lejoje-teheranit-te-pajiset-me-arme-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 9:16

“SHBA gati për veprim ndaj Iranit”, Peter Hegseth: Nuk do t’i lejojë Teheranit të pajiset me armë bërthamore

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 9:16

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Peter Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndërmarrin veprime, në varësi të zhvillimeve të negociatave me Iran për çështjen bërthamore.

Në një postim në platformën X, Hegseth përdori shprehjen “locked and loaded”, që nënkupton “gati për veprim”, duke komentuar një video të zëvendëspresidentit amerikan JD Vance gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Vance deklaroi se SHBA nuk do të pranojë një marrëveshje që do t’i lejonte Iranit të pajisej me armë bërthamore.

“Siç më tha Presidenti Trump, ne jemi gati të veprojmë. Nuk duam të ndjekim atë rrugë, por presidenti është i gatshëm dhe i aftë ta bëjë këtë, nëse është e nevojshme”, u shpreh Vance.

Këto deklarata vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa negociatat për programin bërthamor iranian mbeten të pasigurta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement