Hargreaves pas takimit me Haradinajn: Pas zgjedhjeve partitë të angazhohen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit me kohë - Gazeta Express
string(133) "hargreaves-pas-takimit-me-haradinajn-pas-zgjedhjeve-partite-te-angazhohen-per-formimin-e-qeverise-dhe-zgjedhjen-e-presidentit-me-kohe"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 10:14

Hargreaves pas takimit me Haradinajn: Pas zgjedhjeve partitë të angazhohen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit me kohë

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 10:14

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, pas takimit që pati dje më kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, tha se partitë politike pas zgjedhjeve duhet të angazhohen për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit me kohë.

Për Haradinajn, i cili është në fund të mandatit të tij në krye të partisë që e udhëhoqi me vite, Hargreaves tha se ai ka pasë një rol të rëndësishëm në politikën kosovare.

“Diskutim i mirë dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës ndër vite, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe forcimin e institucioneve të vendit. Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe më pas të bashkëpunojnë për formimin e një qeverie stabile dhe për të siguruar zgjedhjen me kohë të Presidentit”.

Hargreaves tha se përparimi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe përkushtimi i përbashkët për të ardhmen e vendit./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement