Kica-Xhelili: Lëvizja Vetëvendosje është ngritur në kriza, saherë nuk u shkon diçka në favor e shpikin një destabilitet - Gazeta Express
string(117) "kica-xhelili-levizja-vetevendosje-eshte-ngritur-ne-kriza-sahere-nuk-u-shkon-dicka-ne-favor-e-shpikin-nje-destabilitet"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 20:52

Kica-Xhelili: Lëvizja Vetëvendosje është ngritur në kriza, saherë nuk u shkon diçka në favor e shpikin një destabilitet

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 20:52

Doarsa Kica-Xhelili, e ftuar në Pressing në T7, tha se “nuk duhet mbyllur sytë ndaj gjuhës linçuese”, por as dhuna nuk arsyetohet, kur u pyet për zhvillimet në Skënderaj.

Ajo në Pressing në T7 u shpreh:

“Lëvizja Vetëvendosje është ngritur në kriza, në një dozë të destabilitetit. Saherë që diçka nuk shkon në favor të tyre, siç është fushata e LDK-së, ata e shpikin një krizë të re apo një destabilitet të ri..Sforcimi që nuk do duhej të ishte kaq eklatant, në kohën kur po flasim për çmime të larta e fatura të energjisë elektrike, po kthehet kjo temë…”, tha ajo.

“Agresiviteti mes PDK-së dhe VV-së, ata që shkaktojnë dhunë duhet të përgjigjen për dhunën që e shkaktojnë sikur ata që ushtrojnë gjuhë linçuese duhet të përgjigjen për gjuhën linçuese që e ushtrojnë”, deklaroi ish-deputetja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement