Trump: Mund të nevojitet një tjetër sulm i madh ndaj Iranit! Pak ditë kanë mbetur për marrëveshjen - Gazeta Express
string(96) "trump-mund-te-nevojitet-nje-tjeter-sulm-i-madh-ndaj-iranit-pak-dite-kane-mbetur-per-marreveshjen"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 18:16

Trump: Mund të nevojitet një tjetër sulm i madh ndaj Iranit! Pak ditë kanë mbetur për marrëveshjen

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 18:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër sulm të madh ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

Në deklaratat për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Irani duhet të bëjë lëshime dhe se “mund të jetë e nevojshme një tjetër goditje e madhe” për ta detyruar të pranojë marrëveshjen.

Ai u shpreh se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për rifillimin e sulmeve ajrore, por paralajmëroi se vendimi mund të merret shumë shpejt.

Sipas Trump, ai ishte “vetëm një orë larg” urdhrit për një valë të re sulmesh ndaj Iranit, por e shtyu vendimin pas kërkesave të Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se do t’i japë Iranit vetëm pak ditë kohë për të arritur një marrëveshje.

“Do të pres dy ose tre ditë, ndoshta deri të premten, të shtunën ose të dielën”, tha Trump.

Ai përsëriti se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore, duke shtuar se një gjë e tillë do të rrezikonte vendet e Lindjes së Mesme, veçanërisht Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Trump e cilësoi Iranin si “ngacmuesin e Lindjes së Mesme” dhe tha se Teherani po kërkon me ngulm një marrëveshje me SHBA-në. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement