Policia publikon foton e të dyshuarit për rrezikim të trafikut, kërkon ndihmë për identifikimin e tij - Gazeta Express
string(101) "policia1-publikon-foton-e-te-dyshuarit-per-rrezikim-te-trafikut-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 10:51

Policia publikon foton e të dyshuarit për rrezikim të trafikut, kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 10:51

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e një personi duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.

Policia shton se i dyshuari kërkohet për ‘’rrezikim i trafikut publik’’.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Advertisement
Advertisement
Advertisement