Abdixhiku përkujton Agim Kikajn në 9 vjetorin e vdekjes: Figura e tij patriotike, politike e njerëzore është unikate - Gazeta Express
string(114) "abdixhiku-perkujton-agim-kikajn-ne-9-vjetorin-e-vdekjes-figura-e-tij-patriotike-politike-e-njerezore-eshte-unikate"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 11:05

Abdixhiku përkujton Agim Kikajn në 9 vjetorin e vdekjes: Figura e tij patriotike, politike e njerëzore është unikate

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 11:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe nderuar jetën e veprën e ish-deputetit, veprimtarit Agim Kikaj, në 9 vjetorin e vdekjes.

“Sot, përkujtojmë dhe nderojmë Agim Kikajn, jeta dhe vepra e të cilit ishte e mbushur me plotë sfida dhe sakrifica në rrugën e mundimshme për liri dhe pavarësi. Ai ishte angazhuar herët në veprimtarinë atdhetare e politike; në orët e rënda për vendin iu bashkua vargut të veprimtarëve të mëdhenj të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Figura e tij patriotike, politike dhe mbi të gjitha njerëzore është unikate”, tha ai, sipas një deklarate të shpërndarë nga LDK-ja.

“Për gjatë jetës së tij shërbeu si kryetar komune në Podujevë, deputet për disa mandate, derisa vdekja e papritur na goditi të gjithëve pasmesnatën e datës 18 maj 2017”.

Abdixhiku tha se “ndarja e Agim Kikajt ishte humbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit tonë. Kosova humbi një njeri të mirë, një figurë të jashtëzakonshme që i shërbente ndërtimit të institucioneve demokratike tonat dhe kishte për synim fuqizimin e tyre”.

“Ai gjithmonë do kujtohet me çiltërsinë, modestinë dhe afërsinë me njerëzit që e rrethonin; të gjithë e kujtojmë me nostalgji për batutat dhe humorin e tij. Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikaj!”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement