Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Dollc të Klinës.
Familjarët, e viktimës, kanë publikuar fotografinë tij duke bërë të ditur se viktima është Driton Isa Haliti.
“Na e këpute shpirtin Driton! Si pasojë e një aksidenti trafikut ne fshatin Dollc, sot humbi jetën kushëriri im Driton Isa Haliti. Shpirti yt i bardhë në lule xhenetit Driton!” kanë shënuar familjarët në rrjetet sociale.

Sipas Policisë, katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës ku, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thotë Policia.