Gruaja e portierit të PSG-së reagon, pasi aktorja e filmave për të rritur i bëri ofertë atij - Gazeta Express
string(91) "gruaja-e-portierit-te-psg-se-reagon-pasi-aktorja-e-filmave-per-te-rritur-i-beri-oferte-atij"

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 19:59

Gruaja e portierit të PSG-së reagon, pasi aktorja e filmave për të rritur i bëri ofertë atij

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 19:59

Gruaja e portierit të Paris Saint-Germainit, Matvey Safonovit, ka reaguar pasi një aktore filmash për të rritur i bëri një “ofertë” të pazakontë për finalen e Ligës së Kampionëve.

Safonovi pritet të jetë në portë për PSG-në në finalen ndaj Arsenalit në Budapest më 30 maj, në ndeshjen më të madhe të karrierës së tij deri tani.

Por portieri rus duket se ka marrë një mesazh të çuditshëm nga aktorja Mary Rock, e cila në një video-mesazh i premtoi një “natë të zjarrtë” për çdo pritje që do të bënte në finale.

“Përshëndetje, Matvey Safonov! Si një fanse e PSG-së, të uroj fat dhe fitore kundër Arsenalit në finalen e Championsit. Dhe për ta bërë triumfin edhe më të ëmbël, të premtoj aq netë pasionante sa pritje do të bësh në ndeshje,” tha ajo.

Ajo madje shtoi se në rast se ai mban portën e paprekur, do t’i përgatiste edhe mëngjes të veçantë, ndërsa deklaratat u bënë virale në rrjet.

Safonovi është i martuar me Marina Kondratiuk, dhe çifti shpesh ndan momente nga jeta e tyre në rrjete sociale.

Pas këtij propozimi, bashkëshortja e tij reagoi me humor përmes një postimi në “Threads”, duke ironizuar situatën.

Ajo shkroi: “Aktorja e filmave për të rritur i uroi fat burrit tim në finalen e Championsit dhe i premtoi një natë të zjarrtë për çdo pritje. Ajo nuk e di që ‘netët e zjarrta’ për të janë zgjidhje fjalëkryqi, duke parë emisionin ‘What? Where? When?’ dhe duke shkuar në shtrat në 23:30 sepse duhet të zgjohet herët për stërvitje”.

Safonovi, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2023 dhe u bë pjesë e rëndësishme e suksesit të ekipit këtë sezon pas largimit të Gianluigi Donnarummas, nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve.

Megjithatë, ai ndihmoi PSG-në në fitoren 2-0 ndaj RC Lensit, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes me tetë pritje, në një ndeshje që i siguroi klubit titullin e pestë radhazi në kampionat.

“Gjëja më e rëndësishme është që fituam,” tha ai për “beIN Sports”.

“Çdo gjë tjetër është bonus. Por për ne, kjo nuk ka mbaruar; përfundon më 30 maj. Deri atëherë duhet përqendrim i plotë. Kjo është rruga jonë, dhe nuk është e lehtë. E dimë këtë”, shtoi ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement