Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe, ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot kanë zhvilluar takime me strukturat në Fushë Kosovë.
Gjatë takimit, i pari i LDK’së ka bërë të ditur se, kanë diskutuar për organizimin, përgjegjësinë dhe energjinë që ‘’kërkon ky moment’’.
Postimi:
Sot, takuam strukturat tona në Fushë Kosovë, si thirrje mobilizuese për fushatën elektorale që kemi para.
Me aktivistë, këshilltarë e veprimtarë të palodhur, folëm për organizimin, përgjegjësinë dhe energjinë që kërkon ky moment. Sepse fitoret nuk ndërtohen në ditën e zgjedhjeve, por në punën e përditshme, derë më derë, zemër më zemër.
Fushë Kosova është gati. Tash, punë e angazhim, bashkë.