Synimet e Kosovës për NATO, Shea: Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda pak muajsh s'është shenjë e mirë - Gazeta Express
string(100) "synimet-e-kosoves-per-nato-shea-mbajtja-e-tri-pale-zgjedhjeve-brenda-pak-muajsh-seshte-shenje-e-mire"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 16:09

Synimet e Kosovës për NATO, Shea: Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda pak muajsh s’është shenjë e mirë

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 16:09

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar veprimet e disa kongresmenëve amerikanë në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në NATO, shkruan Express.

Ai ka thënë se kjo duhet parë si një vendosje afatgjate e synimeve sesa një veprim që mund të ketë ndikim të menjëhershëm.

Shea ka thënë se pa stabilitet politik në Kosovë, s’mund të pritet një rrugë përpara për integrim.

“Tri palë zgjedhje në 18 muaj s’janë shenj e mirë. Derisa të ketë  stabilitet politik në Kosovë pas zgjedhjeve të qershorit, s’pritet të ketë rrugë të qartë përpara në procesin euroatlantik”, ka thënë ai për REL.

Shea gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të lobojë edhe në qendrat evropiane njëjtë sikurse lobon në Washington.

“Kosova duhet të ketë një përpjekje më të balancuar lobimi, dhe të lobojë në Berlin, Romë e Varshavë, njejtë sikurse në Washington”, ka shtuar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement