Kapen 200 kg dyner në Glloboçicë, po barteshin në kushte të tmerrshme, Dogana: Mund të prekeshin mijëra qytetarë - Gazeta Express
string(109) "kapen-200-kg-dyner-ne-gllobocice-po-barteshin-ne-kushte-te-tmerrshme-dogana-mund-te-prekeshin-mijera-qytetare"

Ballina

Gazeta Express

16/05/2026 11:05

Kapen 200 kg dyner në Glloboçicë, po barteshin në kushte të tmerrshme, Dogana: Mund të prekeshin mijëra qytetarë

Ballina

Gazeta Express

16/05/2026 11:05

Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se  mbrëmë, rreth orës 18:20, në pikëkalimin Kufitar Glloboçicë, në hyrje të vendit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet udhëtarësh, shkruan Express.

Dogana njofton se edhe pse drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte asgjë për të paraqitur para autoriteteve, pas kontrollit të hollësishëm të mjetit u zbuluan 10 copë rollne dyneri me peshë nga 20 kg secila, në një sasi totale prej rreth 200 kg dhe me vlerë të përafërt prej 800 eurosh.

”Përtej tentativës për shmangie të detyrimeve dhe taksave doganore, ky rast paraqet një shqetësim të lartë për sigurinë ushqimore. Sasia e mishit po transportohej në një automjet të zakonshëm udhëtarësh, në mungesë të plotë të kushteve higjienike dhe pa temperaturë adekuate (pa frigorifer), duke synuar kështu edhe shmangien e kontrollit të domosdoshëm sanitar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)”, thuhet në komunikatë.

Dogana konstaton se hyrja e produkteve të tilla jashtë çdo standardi të transportit dhe pa kontroll profesional përbën një rrezik potencialisht të lartë për shëndetin, ku nga kjo sasi mishi mund të prekeshin me mijëra qytetarë.

“Malli është sekuestruar menjëherë dhe do t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm ligjor për të siguruar neutralizimin e plotë të rrezikut, ndërsa ndaj palës ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të shmangin me çdo kusht aktivitetet biznesore joformale dhe kontrabandën. Mosnënshtrimi ndaj kontrolleve të parapara të sigurisë sjell pasoja të paparashikueshme për shëndetin publik, si dhe ndëshkime të rënda penale dhe administrative për të gjithë ata që shkelin ligjin e sigurisë ushqimore”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement