Prishtina nis aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore, Retkoceri: Kemi identifikuar mbi 72 lokacione - Gazeta Express
string(104) "prishtina-nis-aksionin-per-largimin-e-mbeturinave-vellimore-retkoceri-kemi-identifikuar-mbi-72-lokacione"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 10:42

Prishtina nis aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore, Retkoceri: Kemi identifikuar mbi 72 lokacione

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 10:42

Komuna e Prishtinës, më saktësisht ekipet e Drejtorisë për Shërbime Publike, kanë filluar aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media ka thënë se sot edhe zyrtarisht po fillon ky aksion, duke shtuar se kanë identifikuar mbi 72 lokacione me mbeturina vëllimore.

“Sot zyrtarisht po fillojmë grumbullimin e mbeturinave vëllimore në Prishtinë dhe e mira e kësaj është se paralelisht kemi finalizuar edhe procedurat ligjore për marrjen e lejes mjedisore komunale për të për të vendosur qendrën transitore të mbeturinave vëllimore e cila do të shërbejë si pikë ku mund të grumbullohen mbeturinat e pastaj prej aty të vazhdojmë me finalizimin e tyre drejt deponis qendrore. Kemi mbi 72 lokacione që janë identifikuar që kanë mbeturina vëllimore dhe tani me kompanitë në një bashkëpunim të gjerë me kompanitë publike në Komunën e Prishtinës po e zhvillojmë këtë aksion”, ka thënë ai.

Retkoceri ka treguar se do të fillojnë nga lagjet qendrore të kryeqytetit, ndërsa sipas tij aksioni do të përfundojë në momentin kur të largohen të gjitha mbeturinat vëllimore në Prishtinë.

“Do t’ia dalim që shumicën e pikave t’i përfundojmë sot dhe ditëve në vijim. Pesë ekipe janë të shpërndara në shumicën e  lagjeve. Do të fillojmë nga lagjet qendrore. Aksioni do të zgjasë aq sa do t’i largojmë mbeturinat vëllimorë në kryeqytet.. Ju lutna qytetarët që ta mbajnë qytetin të pastër dhe të drejtohen te komuna për të kërkuar ndihmë për trajtimin e mbeturinave vëllimore”, ka thënë ai./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement