Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet - Gazeta Express
string(107) "sami-lushtaku-pritet-te-interivstohet-1ne-policine-e-skenderajt-ovl-e-uck-veteraneve-nisuni-kerkohet-unitet"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 16:40

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 16:40

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët që të mblidhen para stacionit policor në Skenderaj ku pritet të intervistohet kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për incidentin e djeshëm në këtë qytet.

OVL e UÇK-së tha se fton “të gjithë veteranët dhe qytetarët që ndjejnë respekt për luftën çlirimtare, që të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë, ku pritet të intervistohet gjenerali Sami Lushtaku”.

“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë. Prania jonë është mesazh se lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm”.

Kjo organizatë bëri thirrje që që pjesëmarrja të jetë “e qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar, ashtu siç e meriton historia e luftës sonë çlirimtare”.

Lushtaku u akuzua nga Vetëvendosje se ka sulmuar fizikisht kryetarin e degës së saj në këtë komunë, Hysni Mehani, i cili është edhe zëvendësministër. Mehani dje për lëndimet që mori u trajtua në spitalin e Mitrovicës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement