Nga 10 deri më 20 maj kontrolle në të gjitha zinxhirët e marketeve - Gazeta Express
string(66) "nga-10-deri-me-20-maj-kontrolle-ne-te-gjitha-zinxhiret-e-marketeve"

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 15:14

Nga 10 deri më 20 maj kontrolle në të gjitha zinxhirët e marketeve

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 15:14

E priti Entin Shtetëror të Statistikës të publikojë inflacionin për prillin që arriti 5,7%, ndërsa te ushqimet është 8 për qind, tani do të presë raportin e ri të inspektorëve të tregut që do të tregojë nëse ka nevojë për masa për stabilizimin e çmimeve të ushqimeve. Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se tani nuk ka sjellje devijante nga tregtarët me rritje të marzheve, ndërsa çmimet e ushqimeve rriten sepse produktet i importojmë. Edhe pse pas 1 majit duhej të miratoheshin masa për parandalimin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, kjo ende nuk ka ndodhur. Gjysmë muaji më vonë, Qeveria ende po kryen kontrolle për të përcaktuar nëse ka sjellje devijante nga tregtarët.

“Nga 10 maji deri më 20 maj është dhënë urdhër të kryhen kontrolle në të gjitha zinxhirët e marketeve. Nga ajo që është jozyrtare, sepse kanë kaluar 4 ditë nga kontrollet që po bëhen, jozyrtarisht jam informuar se ka një ulje të caktuar të çmimeve te pemët dhe perimet këto ditë që po bëhen kontrollet. 30 ekipe janë në terren, në fund të 20 majit do ta përfundojnë kontrollin dhe atë informacion do ta dorëzojnë në Qeveri dhe në Ministrinë e Ekonomisë”, tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Durmishi thotë se nëse nuk do të ndodhte lufta në Lindjen e Mesme, inflacioni do të ishte 2 për qind. Ai vlerëson se inflacioni aktual prej 5,7 për qind nuk është i lartë duke pasur parasysh se në Evropë ka vende me inflacion deri në 10 për qind. Megjithatë, nëse ISHT konstaton rritje të marzheve te tregtarët, është e mundur ulja e TVSH-së për ushqimin.

“Nëse rastësisht, si herën e kaluar, shohim se tregtarët janë sjellë në mënyrë devijante, cilido qoftë nga zinxhiri i tregtarëve, si kemi reaguar herën e kaluar, do të reagojmë edhe këtë herë. Kam thënë herën e kaluar se marzhet janë ulur te tregtarët, prodhuesit dhe distributorët. Nuk është shumë ulja, por edhe ata kanë marrë një barrë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, shtoi tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Edhe pse shporta mesatare e konsumit qeveritar ishte paralajmëruar që nga prilli i vitit të kaluar, Durmishi thotë se tani është në përfundim. Afati për miratimin e saj është 30 qershor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement