Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së Alush Gashit. Ai ka publikuar një fotografi me të ndjerin, duke thënë se do të mbetet kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrotë, të urtë dhe plotë dashuri.
“Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë
Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit.
Kjo fotografi do të mbetet përherë kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrohtë, të urtë dhe plot dashuri për njerëzit e vendin e tij.
Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh.
Do të më mungojë buzëqeshja e tij, urtësia dhe përqafimi i ngrohtë që e karakterizonte gjithmonë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e deshën.
Qoftë i paharruar.