KQZ anulon edhe tenderin për kabina të votimit, oferta e vetme e pranuar tejkalon buxhetin e paraparë - Gazeta Express
string(100) "kqz-anulon-edhe-tenderin-per-kabina-te-votimit-oferta-e-vetme-e-pranuar-tejkalon-buxhetin-e-parapare"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 14:22

KQZ anulon edhe tenderin për kabina të votimit, oferta e vetme e pranuar tejkalon buxhetin e paraparë

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 14:22

Pas tenderit për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar edhe tenderin për furnizim me kabina të votimit, shkruan Reporteri

Për këtë tender, KQZ ka pranuar vetëm një ofertë, e cila tejkalon buxhetin e paraparë për këtë procedurë prokurimi.

Kompania që ka ofertuar është “DIARI BM SH.P.K”, me çmim 21 mijë e 948 euro, ndërkohë vlera që kishte ndarë KQZ ishte 15 mijë euro. Pra, rreth shtatë mijë euro më e lartë.

Edhe ky tender ishte planifikuar me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

“KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE anulon aktivitetin e prokurimit sepse oferta e pranuar është mbi buxhetin e AK-KQZ”, thuhet në vendim.

Tenderi tjetër për shtypjen e fletëvotimeve u anulua të mërkurën, meqë autoriteti kontraktes nuk pranoi asnjë ofertë.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 284 mijë e 506 euro dhe ishte planifikuar të jepet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement