Barcelona pranë vazhdimit të kontratës me Christensenin - Gazeta Express
string(55) "barcelona-prane-vazhdimit-te-kontrates-me-christensenin"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 13:54

Barcelona pranë vazhdimit të kontratës me Christensenin

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 13:54

FC Barcelona raportohet se është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me Andreas Christensen, i cili mbetet pa kontratë këtë verë. Mbrojtësi danez është rikthyer në stërvitje të mërkurën, por shumicën e sezonit e ka kaluar i dëmtuar.

Christensen, 30 vjeç, ende nuk e ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij, megjithëse nuk ka shumë oferta të tjera konkrete për të. Ai raportohet se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, por së fundmi kishte refuzuar një ofertë rinovimi për shkak të pagës së ulët të propozuar.

Megjithatë, sipas “MD”, edhe pse ende nuk ka marrëveshje të finalizuar, palët janë shumë afër një akordi. Kontrata e re pritet të jetë për dy vite dhe Christensen po i jep përparësi qëndrimit te Barcelona, edhe pse ka oferta më të larta financiarisht nga klube të tjera, pasi familja e tij është e vendosur në qytetin katalanas dhe ai nuk dëshiron të largohet.

Raportohet gjithashtu se Barcelona po e shikon rinovimin e tij si një mbrojtje për skuadrën, por nëse arrin të sjellë një përforcim të madh në mbrojtje, klubi mund të konsiderojë edhe shitjen e tij, edhe pse me një çmim të ulët. Katalanasit po synojnë edhe mbrojtësin e Inter Milan, Alessandro Bastoni, për të forcuar prapavijën, por ende nuk është e qartë nëse do të kenë hapësirë financiare për këtë transferim.

Këtë sezon Christensen ka luajtur vetëm 17 ndeshje, duke shënuar një gol. Në total ka grumbulluar vetëm 515 minuta në fushë, ku vetëm katër ndeshje i ka nisur si titullar. Trajneri Hansi Flick e ka vlerësuar profesionalizmin e tij, por dëmtimet e shpeshta kanë bërë që ai të kontribuojë pak në fushë gjatë këtij sezoni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement