Plagosja mbrëmë në Prishtinë, Prokuroria jep detaje - Gazeta Express
string(50) "plagosja-mbreme-ne-prishtine-prokuroria-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 9:57

Plagosja mbrëmë në Prishtinë, Prokuroria jep detaje

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 9:57

Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi komunikatë për rastin e plagosjes mbrëmë në Prishtinë.

 Prokuroria tha se u informua nga policia se më datë 14.05.2026,  rreth orës 21:40, në rrugën ‘’Ali Sokoli’’ në Prishtinë, një person me inicialet A.V. ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se do të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.

Advertisement
Advertisement
Advertisement