Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në një intervistë së bashku me kandidatën për Presidente Vjosa Osmani në Rubikon të Klan Kosovës, foli për kërkesën e Kurtit që kishte për Presidentin e ri.
Sipas tij, në takim i është thënë nga Kurti se i duhet një president që merret me binjakëzimin e Shoqatës së Zjarrëfikësve.
“Kjo më është bërë e ditur që në takimet e para. Kurti kërkonte një President, nëse mundem me parafrazu pak a shumë, që merrej me binjakëzimin e Shoqatës së Zjarrëfikësve”, deklaroi Abdixhiku.