Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rudë të Malishevës.
Dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi, derisa brenda në të ndodheshin dy të moshuar
Duke i kërcënuar viktimat me armë, hajnat u kanë grabitur rreth 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Është raportuar se dy të moshuar, derisa kanë qenë në shtëpi, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
“Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore” deklaron policia.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...