U bë hero në Kupën e Turqisë, Muçi: Ishte e rëndësishme arritja në finale, s'e di të ardhmen time - Gazeta Express
string(93) "u-be-hero-ne-kupen-e-turqise-muci-ishte-e-rendesishme-arritja-ne-finale-se-di-te-ardhmen-time"

Sport

Gazeta Express

14/05/2026 8:43

U bë hero në Kupën e Turqisë, Muçi: Ishte e rëndësishme arritja në finale, s’e di të ardhmen time

Sport

Gazeta Express

14/05/2026 8:43

Ernest Muçi u shndërrua në heroin e Trabzonsporit në Kupën e Turqisë teksa me golin e tij i dhuroi fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Genclerbirigli duke u kualifikuar për në finale të kompeticionit.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i kombëtares shqiptare deklaroi se ishte shumë e rëndësishme për Trabzonsporin të arrinte këtë finale

‘Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë. Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën. Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën’, tha Ernest Muçi për mediat turke pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërkaq, së fundmi po flitet shumë për të ardhmen e Muçit te Trabzonspor ku ai është dhënë me formë huazimi nga Besiktas që kërkon 8.5 milionë euro për kartonin e tij.

Vetë futbollisti e la të paqartë këtë çështje teksa tha se as ai vetë nuk e dinte edhe pse ndihet i lumtur në Trabzon.

‘Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim. Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen’, deklaroi Ernest Muçi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement