Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu paraqiti sot një projektligj për shpërndarjen e parlamentit, duke ndërmarrë një hap paraprak drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja, gjatë këtij viti, raportoi AP.
Propozimi hap rrugën për një votim formal për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e zgjedhjeve të reja.
Media izraelite raportoi se një votim paraprak pritet javën e ardhshme.
Koalicioni i Netanyahu-t është afër përfundimit të mandatit katërvjeçar dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja deri në fund të muajit tetor.
Megjithatë, disa nga partnerët ultra-ortodoksë të qeverisë së tij kanë bërë thirrje që zgjedhjet të shtyhen në fillim të shtatorit.
Projektligji parashikon zgjedhje “jo më herët se 90 ditë” pas miratimit të tij, duke i dhënë Netanyahu-t fleksibilitet, për të zgjedhur një datë kur ai mendon se ka shanset më të mira për sukses.
Koalicioni në largim ka drejtuar një mandat të trazuar që përfshiu sulmet e 7 tetorit 2023 të Hamasit, si dhe luftërat në Gaza, Liban dhe Iran.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...