Senati i SHBA hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen e trupave amerikane nga Irani - Gazeta Express
string(93) "senati-i-shba-hedh-poshte-rezoluten-e-demokrateve-per-terheqjen-e-trupave-amerikane-nga-irani"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 23:19

Senati i SHBA hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen e trupave amerikane nga Irani

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 23:19

Senati i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar sot me një shumicë të ngushtë një rezolutë që kërkonte të urdhërohej tërheqja e forcave amerikane të përfshira në konfliktin me Iranin. Vendimi erdhi pasi shumica e republikanëve refuzoi të kufizojë kompetencat ushtarake të presidentit Donald Trump.

Rezoluta, e ngjashme me nisma të tjera të paraqitura nga demokratët gjatë javëve të fundit, u votua me 49 vota pro dhe 50 kundër. Mes atyre që votuan pro ishin edhe tre senatorë republikanë.

Për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, senatorja republikane Lisa Murkowski votoi në favor të tërheqjes së trupave amerikane nga përfshirja në përballjen me Iranin. Pas votimit, ajo deklaroi për “Punchbowl News” se pritej një informacion më i qartë nga administrata lidhur me situatën në terren, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas Kushtetutës amerikane, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Demokratët po kërkojnë të riafirmojnë rolin e legjislativit përballë pushtetit ekzekutiv të presidentit Trump në çështjet ushtarake.

Ligji aktual i lejon presidentit të ndërmarrë veprime ushtarake në rast kërcënimi të menjëhershëm, por kërkon që brenda 60 ditëve të sigurojë miratimin e Kongresit.

Demokratët pretendojnë se ky afat është tejkaluar, ndërsa Trump ka argumentuar se për shkak të armëpushimit me Iranin, konflikti konsiderohet i përfunduar. Nga ana tjetër, ata kundërshtojnë këtë qëndrim, duke theksuar se forcat amerikane vijojnë të jenë të pranishme në rajon.

Republikanët kishin deklaruar më herët se pas përfundimit të afatit ligjor do të kërkonin që administrata të merrte miratimin e Kongresit për çdo veprim të mëtejshëm ushtarak. Megjithatë, në votimin e sotëm vetëm tre senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve.

Senatori demokrat Jeff Merkley, një nga hartuesit e nismës, deklaroi se shumë kolegë republikanë ndihen të parehatshëm si me situatën aktuale, ashtu edhe me kundërshtimin ndaj presidentit Trump.

Ndërkohë, senatori demokrat Tim Kaine tha se demokratët do të vijojnë të paraqesin rezoluta të ngjashme çdo javë, derisa Senati të deklarojë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jenë të përfshira në luftë, duke shtuar se një vendim i tillë do të vijë së shpejti. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement