Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka deklaruar se projektet energjetike në Kosovë janë penguar nga njerëz me ndikim.
Ai tha se ka qenë pjesë e komitetit drejtues të projektit Kosova C dhe se procesi kishte arritur deri në fazën finale, ku sipas tij kompani të mëdha globale kishin ofruar investime për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike.
Gjini u shpreh se gjatë asaj kohe janë bërë “gabime të mëdha”, të cilat sipas tij kanë dëmtuar zhvillimin energjetik dhe ekonomik të vendit.
“Pse një pjesë e njerëzve me peshë në Kosovë i kanë mbytur projektet energjetike të Kosovës. Te Kosova C kam qenë në komitet drejtues atëherë, e kemi sjellur procesin deri te faza e fundit ku kompanitë më të mëdha globale kanë ofertu për paret që ia japin Kosovës sa na paguajnë qymyrin, thëngjillin. Gabime të mëdha janë bërë, unë nuk i fali ato, sepse sikur të ishte ndërtuar ai kapacitet Kosova do të ishte krejt diku tjetër”, tha Gjini. /Gazeta Expess
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...