Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimet e ndara që ka pasur në Bruksel me kryenegociatorët, Agron Bajramin dhe Petar Petkoviq.
Sorensen ka thënë se në këto takimet kanë folur për planin e punës për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy Kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.
Held separate, detailed meetings with both Chief Negotiators in Brussels this week to outline our work plan on the normalisation of relations between Kosovo and Serbia for the coming months. pic.twitter.com/gVtQqgm8pM
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 13, 2026
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...