Krasniqi: Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, lista e PDK’së përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë - Gazeta Express
string(111) "krasniqi-kosova-ka-nevoje-per-njerez-qe-dine-te-punojne-lista-e-pdkse-perfaqeson-te-gjitha-shtresat-e-shoqerise"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 15:24

Krasniqi: Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, lista e PDK’së përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 15:24

Memli Krasniqi, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se vendi ka nevojë për njerëz që dinë të punojnë, bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Krasniqi, ka shtuar se, lista e PDK’së, ka ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë.

Postimi:

Kosova, sot ka shumë nevojë për njerëz që dinë të punojnë, të bashkëpunojnë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Prandaj, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, përveç se mbi 50% janë kandidatë që garojnë për herë të parë, ka profile nga më të ndryshmet, që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë: profesionistë, të rinj, pensionistë, çlirimtarë, mërgimtarë dhe kandidatë me përvojë, por me një bindje të përbashkët: se ky vend meriton dhe mundet më shumë dhe më mirë.

Suksese secilit kandidat dhe kandidate që garon në listën tonë.

Më 7 qershor, zgjidhni 10 kandidatët tuaj nga kjo listë, duke filluar nga Kryetari Bedri Hamza, dhe bëhuni pjesë e një përfaqësimi që beson në Kosovë, në punë dhe në të ardhmen e saj

Advertisement
Advertisement
Advertisement