Duka e uron Kosovën në 10 vjetorin e pranimit në FIFA - Gazeta Express
string(53) "duka-e-uron-kosoven-ne-10-vjetorin-e-pranimit-ne-fifa"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 15:29

Duka e uron Kosovën në 10 vjetorin e pranimit në FIFA

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 15:29

Data 13 maj përkujtohet nga futbolli në Kosovë, pasi në këtë datë, 10 vjet më parë Federata e Futbollit të Kosovës u bë anëtarja e 210 e FIFA me të drejta të plota duke shënuar një moment që nuk do të harrohet në futbollin dardan.

Screenshot

Në këtë ditë historike në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës erdhi edhe urimi i presidentit të FSHF, Armand Duka të bërë nëpërmje një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i presidentit të FSHF, Armand Duka

‘Sot shënohen 10 vite nga një nga momentet më historike për futbollin në Kosovë, ku anëtarësimi i FFK-së në FIFA dhe UEFA vulosi Kosovën në arenën ndërkombëtare. Me respekt kujtoj legjendën Fadil Vokrri, që udhëhoqi me pasion këtë mision historik për futbollin e Kosovës. Kontributi i tij mbetet i paharruar. Urime mikut tim, Presidentit Agim Ademi, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv në këtë përvjetor të veçantë’.

Advertisement
Advertisement
Advertisement