Sot Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia e kërkon revanshin ndaj Dinamos - Gazeta Express
string(73) "sot-finalja-e-kupes-se-shqiperise-egnatia-e-kerkon-revanshin-ndaj-dinamos"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 15:05

Sot Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia e kërkon revanshin ndaj Dinamos

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 15:05

Futbolli shqiptar dorëzon këtë të mërkurë një prej trofeve të rëndësishëm të tij për sezonin 2025/2026.

Në orën 19:00 në Air Albania Stadium do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos, dy skuadra që e kanë fituar këtë trofe në dy edicionet e fundit e për më tepër diskutuan mes tyre edhe finalen e vitit të kaluar dhe ku Dinamo ajo që e ngriti trofeun në atë moment.

Për skuadrën rrogozhinase finalja e sotme është momenti për të marrë revanshin dhe të fitoje këtë trofe.

Për të arritur në këtë finale, Dinamo eliminoi në gjysmëfinale Vllazninë me rezultatin e përgjithshëm 2-1, barazoi 1-1 në sfidën e parë në Tiranë dhe fitoi të 1-0 ndeshjen e dytë në Shkodër.

Ndërsa Egnatia eliminoi Elbasanin vetëm pas serisë së penalltive pas një ekuilibri të madh në të dyja ndeshjet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement