Konfiskohet pallati 12-katësh në Tiranë - Gazeta Express
string(39) "konfiskohet-pallati-12-katesh-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 13:48

Konfiskohet pallati 12-katësh në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 13:48

Është konfiskuar këtë të mërkurë, 13 maj, një pallat 12-katësh në Tiranë, pas një aksioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe strukturave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Siç njofton Policia kati i 10-të, i 11-të dhe një pjesë e katit të 12-të ishte ndërtuar pa leje.

Po ashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij. Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi.  Referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik”, thuhet në njoftimin e bluve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement