Atletja etiopiane Yebrgual Melese (36) vdiq pasi u sëmur gjatë stërvitjes, njoftoi Federata e Atletikës së Etiopisë.
Melese u rrëzua gjatë stërvitjes dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekut, ajo vdiq, raporton Gol.dnevnik.hr.
“Federata e Atletikës së Etiopisë është thellësisht e trishtuar nga vdekja e papritur e kësaj atleteje heroike dhe i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe tifozëve të saj,” tha ajo në një deklaratë.
Melese fitoi maratonat në Pragë, Hjuston, Shangai dhe Seul, dhe ajo arriti një nga sukseset e saj më të mëdha në vitin 2015, kur doli e dyta në maratonën prestigjioze në Çikago.
Paraqitja e saj e fundit në gara ishte në maratonën e Pekinit, të cilën nuk arriti ta përfundonte, në maj të vitit të kaluar. Në kohën e vdekjes së saj, Melese po përgatitej për Maratonën e Otavës, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 24 maj.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...