Aktivistja iraniane Narges Mohammadi, së cilës së fundmi iu dha lirim me kusht dhe u transferua në një spital në Teheran, përballet me “dëme të pakthyeshme” nëse autoritetet vazhdojnë ta vonojnë kujdesin e specializuar mjekësor, thonë më shumë se 100 fitues të Çmimit Nobel në një letër, shkruan CNN.
Rreth 113 nënshkrues kërkuan “lirimin urgjent pa kushte” dhe “heqjen e të gjitha akuzave të padrejta” ndaj 54-vjeçares Mohammadi, e cila u nderua me Çmimin Nobel në vitin 2023 për “luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran”.
Mohammadi ka shfaqur “humbje të rëndë në peshë”, “presion të paqëndrueshëm të gjakut” dhe “simptoma serioze kardiake” ditët e fundit, sipas një deklarate të publikuar nga laureatët e Nobelit të martën. “Mohimi i një kujdesi të tillë e vendos atë në rrezik për dëme të pakthyeshme”, shtohej në deklaratë.
“Një regjim i gatshëm t’ia shkatërrojë trupin në vend që ta lirojë, i tregon botës saktësisht se nga çfarë frikësohen më shumë autoritarët: gratë që thonë të vërtetën dhe refuzojnë të heshtin”, tha fituesja e Çmimit Nobel dhe gazetarja filipino-amerikane, Maria Ressa.
Një e burgosur politike e njohur, Mohammadi ka kaluar dekada duke kërkuar lirinë e tubimit në Iran. Regjimi iranian e ka arrestuar dhe ndaluar shpesh atë. Ajo është dënuar me më shumë se 44 vjet burgim dhe 154 goditje me kamxhik gjatë jetës së saj, sipas Fondacionit Narges Mohammadi.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...