Trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, ka dalë publikisht në mbështetje të Kylian Mbappés pas kritikave të shumta që francezi i ka marrë në javët e fundit nga mediat dhe tifozët madrilenë.
Sulmuesi francez është vënë në qendër të kritikave për paraqitjet jo gjithmonë bindëse, problemet fizike dhe disa episode jashtë fushe gjatë fazës vendimtare të sezonit, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, Arbeloa insistoi se Mbappé e ka bërë maksimumin që nga dita e parë te “Los Blancos”.
“Nuk kam asgjë për ta këshilluar Kylianin. Ai ka dhënë gjithmonë 100% nga vetja dhe ka punuar shumë për skuadrën”, deklaroi Arbeloa në konferencën për shtyp.
Trajneri madrilen i kujtoi gjithashtu sakrificat që Mbappé i bëri për ta realizuar ëndrrën e transferimit te Real Madridi, duke e lënë pas Paris Saint-Germainin.
“Të gjithë tifozët e Real Madridit e dinë çfarë sakrificash bëri për të ardhur këtu. Ai kishte gjithçka te klubi i tij i mëparshëm, por hoqi dorë nga shumë gjëra për të qenë te klubi i ëndrrave të tij”, u shpreh Arbeloa.
Në javët e fundit, Mbappé është kritikuar edhe për sjelljen e tij gjatë periudhës së rikuperimit nga dëmtimi.
Mediat spanjolle publikuan pamje të francezit duke i kaluar pushimet në Sardenjë dhe më pas duke buzëqeshur pas një seance stërvitore, në një moment kur skuadra po kalonte tensione të mëdha në dhomat e zhveshjes.
Arbeloa i quajti të ekzagjeruara këto interpretime dhe e mbrojti plotësisht lojtarin.
“Njerëzit po i nxjerrin gjërat jashtë kontekstit. Nuk mund të interpretohet karakteri i një lojtari vetëm nga një buzëqeshje pas stërvitjes”, tha trajneri i Realit.
Pavarësisht kritikave, Mbappé vazhdon të ketë statistika shumë të mira këtë sezon.
Arbeloa beson se sulmuesi ende nuk e ka treguar versionin e tij më të mirë dhe se sezoni i ardhshëm mund të jetë vendimtar për të.
“Ai do ta ketë ende mundësinë ta tregojë veten. Nuk e kam asnjë dyshim për cilësitë dhe mentalitetin e tij”, nënvizoi Arbeloa. /Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...