Pérez po mendon t’ia besojë Viniciusit shiritin e kapitenit te Reali - Gazeta Express
string(67) "perez-po-mendon-tia-besoje-viniciusit-shiritin-e-kapitenit-te-reali"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 13:18

Pérez po mendon t’ia besojë Viniciusit shiritin e kapitenit te Reali

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 13:18

Real Madridi po përgatit ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe një nga vendimet më të rëndësishme mund të lidhet me rolin e liderit të skuadrës.

Sipas raportimeve nga Spanja dhe Italia, presidenti Florentino Pérez po mendon seriozisht t’ia besojë Vinicius Juniorit shiritin e kapitenit të “Los Blancos”, përcjell “Gazeta Express”.

Ideja e drejtuesve madrilenë është që braziliani të bëhet fytyra kryesore e projektit të ri sportiv, sidomos pas largimeve të figurave me peshë si Karim Benzema, Toni Kroos dhe Casemiro.

Në klub besohet se Vinicius tashmë e ka eksperiencën dhe personalitetin e duhur për të marrë më shumë përgjegjësi edhe jashtë fushës.

Sipas “Onda Cero”, Pérez i ka kërkuar personalisht brazilianit ta marrë një rol më të madh dhe më të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe të shndërrohet në liderin e ri të skuadrës madrilene.

Vinicius e mbajti së fundmi edhe shiritin e kapitenit në “El Clasico”, çka u interpretua në Spanjë si një sinjal i qartë për të ardhmen.

Aktualisht, Dani Carvajal mbetet kapiteni i parë i skuadrës, ndërsa Federico Valverde konsiderohet një nga figurat kryesore në hierarkinë e ekipit.

Megjithatë, tensionet e fundit brenda skuadrës dhe zërat për ndryshime në organikë kanë bërë që klubi të mendojë për një ristrukturim të roleve drejtuese.

Florentino Pérez vazhdon ta konsiderojë Viniciusin si lojtarin më të rëndësishëm të projektit afatgjatë të Real Madridit.

Mediat spanjolle raportojnë se presidenti madrilen e ka bërë të qartë se braziliani është “i paprekshëm” dhe se klubi do ta ndërtojë skuadrën e së ardhmes rreth tij dhe Kylian Mbappé.

Edhe pse sezoni aktual ka qenë me shumë ulje-ngritje për Viniciusin, drejtuesit e klubit besojnë se ai mund të rikthehet në nivelin më të lartë dhe ta udhëheqë ekipin në një epokë të re suksesi.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të sezonit dhe zgjedhjeve presidenciale të klubit, ku Florentino Pérez pritet të rizgjidhet president i Real Madridit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement