Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar fokus maksimal nga skuadra e tij për ndeshjen e radhës ndaj Crystal Palace, duke e shmangur çdo diskutim për garën e titullit apo të ardhmen e sezonit.
Pas fitores së Arsenalit ndaj West Hamit, presioni mbi “Citizens” është rritur ndjeshëm, por trajneri spanjoll insistoi se ekipi duhet të mendojë vetëm për sfidën e ardhshme, shkruan “Reuters”, përcjell “Gazeta Express”.
“Tani mendojmë vetëm për Crystal Palacen. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Manchester City ndodhet pesë pikë pas Arsenalit në renditjen e Premierligës, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Guardiola e pranoi se skuadra e tij nuk e ka më fatin plotësisht në duart e veta, por shtoi se fokusi duhet të jetë vetëm te fitoret në ndeshjet e mbetura.
Trajneri katalunas foli edhe për Nathan Aké, duke e vlerësuar shumë mbrojtësin holandez për profesionalizmin dhe rëndësinë që ka në skuadër.
Sipas mediave angleze, Guardiola është shprehur i kënaqur me rikuperimin dhe paraqitjet e tij pas problemeve fizike që lojtari pati gjatë sezonit.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kur është në formë, na jep stabilitet dhe eksperiencë”, ka shtuar ish-trajneri i Barcelonës e Bayern Munichut.
Ndërkohë, Guardiola i komentoi edhe debatet e fundit për referimin dhe VAR-in në Angli.
Ai u shpreh se skuadrat nuk duhet të varen nga vendimet e gjyqtarëve, të cilat i krahasoi me “hedhjen e një monedhe”.
“Nuk mund ta kontrollojmë VAR-in apo referët. Duhet të luajmë më mirë që të mos varemi nga ato vendime”, deklaroi trajneri i Cityt.
Ndeshja ndaj Crystal Palacet konsiderohet vendimtare për shpresat e Manchester Cityt në garën për titull, ndërsa Guardiola pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe problemeve fizike të disa lojtarëve. /Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...